Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeNga kërcënimet te publikimi i fotove intime – gruaja në Mitrovicë kërkon...

Nga kërcënimet te publikimi i fotove intime – gruaja në Mitrovicë kërkon mbrojtje, policia shpall në kërkim burrin e saj

Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe kanosjes është raportuar në Mitrovicën e Veriut, mëson Sinjali.

Ngjarja është paraqitur më 27 prill 2026 rreth orës 14:00 në rrugën “Rudarske Čete”, ku viktima L.V rreth 28 vjeç ka raportuar se bashkëshorti i saj, D. V rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Serbi, po e shqetëson dhe kërcënon përmes telefonit.

Sipas deklarimit të saj, i dyshuari përveç mesazheve kërcënuese, i ka dërguar edhe fotografi intime të saj në telefonin e babait të viktimës.

Rasti është trajtuar nga njësia për dhunë në familje, e cila ka marrë deklaratën e ankueses dhe ka ndërmarrë veprimet fillestare.

Ndaj viktimës është lëshuar urdhër i përkohshëm i menjëhershëm mbrojtës, ndërsa Prokurori kujdestar i Shtetit e ka cilësuar rastin si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT