Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në orët e para të së mërkurës, sipas kohës së Kosovës, se SHBA-ja ka marrë një plan 10-pikësh “të realizueshëm” nga Irani, pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim dyjavor mes dy vendeve.
Sipas raportimeve të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Fars, propozimi i Teheranit përfshin çështje kyçe që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, heqjen e sanksioneve globale dhe programin bërthamor.
Këto janë 10 pikat e planit iranian të paqes:
Tërheqja e trupave amerikane nga rajoni
Kontroll i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit
Kompensimi i dëmeve ndaj Iranit
Tërheqja e sanksioneve
Lirimi i asteve të ngrira iraniane
Zotimi i Iranit për të mos krijuar armë bërthamore
Pranimi i së drejtës së Iranit për të pasuruar uranium
Pajtimi i Iranit për traktatet e paqes me vendet e rajonit
Ndërprerja e armiqësive kundër të gjitha grupeve të rezistencës në rajon
Dispozitat e mbështetura nga një rezolutë e OKB-së
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


