Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNga Hëna te skena e Prishtinës: Nata e parë magjike e Sunny...

Nga Hëna te skena e Prishtinës: Nata e parë magjike e Sunny Hill (VIDEO)

Një moment i veçantë dhe i paharrueshëm u bë pjesë e natës së parë të Sunny Hill Festival që nisi mbrëmë në Bërnicë të Prishtinës.

Era, e cila festoi ditëlindjen e saj të 10-të, përjetoi një nga momentet më magjike kur idhulli i saj, Katy Perry ia mundësoi që të këndojnë së bashku.

Emocione si për Erën, superylli amerikan u dha të gjithëve që ishin natën e së premtes kur doli në skenë.

Tek ajo shkuan astronautët dhe i dhanë flamurin e Kosovës, që këngëtarja e “çoi” në Hënë.

Në prapaskenë, gjatë kësaj performance, ishte edhe partneri i artistes, Justin Trudeau, ish-kryeministër i Kanadasë.

Atmosferën në skenë e ndezi edhe artistja kosovare Dhurata Dora, e cila solli një performancë elektrizuese para publikut të festivalit.

Pjesë e natës së parë ishte edhe grupi turk Manifest, i cili udhëtoi qindra kilometra për të performuar në Sunny Hill. Artistët e grupit realizuan edhe një fotografi me Dua Lipën, organizatoren e festivalit dhe artisten që i ftoi të bëhen pjesë e këtij edicioni.

Në skenën e Sunny Hill performuan edhe Blanco, Sahati, La Fazani dhe emra të tjerë të skenës muzikore.

Ndërkohë, organizatorët njoftuan të shtunën se të gjitha biletat për festivalin tashmë janë shitur.

Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT