Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportNeymar i “përjashtuar” nga skuadra e Brazilit, thirret Endrick

Neymar i “përjashtuar” nga skuadra e Brazilit, thirret Endrick

Kombëtarja braziliane përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se cila do të jetë lista e futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet e marsit që zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ekipi konfirmoi se Danilo nga Flamengo, Ederson nga Manchester City dhe Neymar nga Santos nuk do të jenë pjesë e Kombëtares braziliane për shkak të lëndimeve, njofton Klankosova.tv

Kombëtarja braziliane përmendi se Sandro nga Flamengo, Endrick nga Real Madridi dhe Lucas Perri nga Lyon janë thirrur për të zëvendësuar treshen.

Skuadra braziliane po përgatitet të përballet me Kolumbinë dhe Argjentinën në kualifikueset e Botërorit më 21 dhe 26 mars.

The post Neymar i “përjashtuar” nga skuadra e Brazilit, thirret Endrick appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT