Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNexhmi Rexhepi, zgjedhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Nexhmi Rexhepi, zgjedhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë zgjedhur sot kryetarin e ri të kësaj gjykate, i cili është Nexhmi Rexhepi.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin,  Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mandati i kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 të Kushtetutës.

Gjithashtu, gjyqtari,  Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT