Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të penguar ambiciet bërthamore të Iranit dhe ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, tha të dielën kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Duke folur pas takimit me Rubion në Jerusalem, Netanyahu tha se ata diskutuan një sërë çështjesh, “asnjë më të rëndësishme se Irani”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Izraeli dhe Amerika qëndrojnë krah për krah për t’iu kundërvënë kërcënimit të Iranit”, tha ai.
“Ne ramë dakord që ajatollahët nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe gjithashtu ramë dakord që agresioni i Iranit në rajon duhet të tërhiqet”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


