Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeNesër në Kuvend Ligji për Specialen, sonte mbahet protesta e 19-të në...

Nesër në Kuvend Ligji për Specialen, sonte mbahet protesta e 19-të në Prishtinë

Protesta e 19-të me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Protestat kanë nisur më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, i cili nxiti reagime të shumta në Kosovë.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Protesta e sontme zhvillohet një ditë para seancës plenare të Kuvendit, e cila është thirrur për të hënën, më 5 tetor, në orën 09:00. Në pikën e parë të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i këtij projektligji.

Para seancës, në orën 08:00, Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtojë projektligjin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/      

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT