Të premten do t’i jepet lamtumira e fundit veprimtares, poetes dhe mjekes Flora Brovina.
Familja Begu dhe familja Brovina kanë njoftuar se ceremonia përkujtimore në nder të saj do të mbahet në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Pas ceremonisë, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të zhvillohen homazhet në Hollin e Kuvendit të Kosovës.
Varrimi i Flora Brovinës do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit në Dragodan.
Familja ka bërë të ditur se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator.
“Me dhimbje dhe respekt”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


