Këngëtarja Fjolla Morina ka vijuar reagimet e saj pas aktgjykimit të shpallur të mërkurën në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke publikuar një fotografi personale nga periudha e luftës në Kosovë.
Morina, e cila një ditë më parë kishte reaguar ashpër ndaj vendimit dhe kishte kërkuar ndërhyrje në fazën e apelit, është kthyer 27 vjet pas përmes një fotografie të realizuar në vitin 1999.
Në fotografinë bardhezi, këngëtarja shihet ende shumë e re, e alivanosur dhe e mbështetur nga familjarët, në një moment të fotografuar gjatë periudhës së luftës.
Ajo e ka publikuar imazhin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por emocional.
“Asnjëherë nuk harrohet ajo që e përjetova”, ka shkruar Morina mbi fotografi, ndërsa në postim ka vendosur edhe vitin “1999”.
Ky reagim vjen një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte dhe u dënuan me 25, 18, 13 dhe 25 vjet burgim, respektivisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


