Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNesër afati i fundit për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Nesër afati i fundit për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta përfundon nesër.

“Afati i fundit për regjistrim po afrohet! Nesër, më 31 maj 2026, përfundon periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta”, thotë KQZ në një njoftim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Afati për regjistrimi i personave me nevoja të veçanta ka nisur nga 22 maji.

Kujtojmë se Kosova voton më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT