Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeNëntë migrantë humbin jetën teksa përpiqeshin të hynin në Ceutë

Nëntë migrantë humbin jetën teksa përpiqeshin të hynin në Ceutë

Nëntë migrantë kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të notonin nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, ndërsa qindra të tjerë kanë hyrë ilegalisht në territor gjatë orëve të fundit.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësia e qeverisë spanjolle në Ceutë.

“Nëntë trupa” migrantësh u gjetën”, tha një zëdhënës i delegacionit qeveritar, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas autoriteteve spanjolle, më shumë se 1.500 migrantë kanë mbërritur në Ceutë gjatë javës së fundit, shumica prej tyre duke notuar nga Maroku fqinj.

Ceuta, e vendosur në bregdetin mesdhetar të Marokut, është një nga dy territoret spanjolle në Afrikën e Veriut dhe prej vitesh konsiderohet një nga pikat kryesore të hyrjes së migrantëve afrikanë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas transmetuesit publik spanjoll RTVE dhe mediave lokale, vetëm në orët e fundit qindra persona të tjerë kanë mbërritur në territor, duke rritur ndjeshëm presionin mbi autoritetet vendore.

Përballë kësaj vale të re migrimi, presidenti rajonal i Ceutës, Juan Jesús Vivas, i ka bërë thirrje qeverisë qendrore spanjolle të shpallë gjendje emergjente për arsye të sigurisë kombëtare dhe të dislokojë ushtrinë në kufirin me Marokun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT