Katër ditë pas vdekjes së babait të tij, Haakon VIII ka bërë betimin para Parlamentit të Norvegjisë, duke shënuar zyrtarisht nisjen e mbretërimit të tij.
53-vjeçari u betua të martën në Storting, duke u zotuar se do ta qeverisë Mbretërinë e Norvegjisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Haakon u bë mbret më 28 gusht, pas vdekjes së babait të tij, Harald V, në moshën 89-vjeçare, pas 35 vitesh në fron.
Mbreti i ri ka zgjedhur të vazhdojë me moton mbretërore “Gjithçka për Norvegjinë”, të njëjtën që kishte zgjedhur edhe stërgjyshi i tij, Haakon VII.
Në Norvegji nuk ka kurorëzim tradicional. Kjo praktikë është hequr në vitin 1908, ndërsa kalimi i fronit ndodh automatikisht pas vdekjes së monarkut.
Betimi i Haakonit vjen në një kohë zie kombëtare për Harald V, funerali i të cilit është caktuar për 9 shtator.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


