Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeTalenti kosovar mbetet në Gjermani, por ndryshon ekip – Emir Sahiti nis...

Talenti kosovar mbetet në Gjermani, por ndryshon ekip – Emir Sahiti nis aventurë të re

Emir Sahiti ka ndryshuar skuadër në Gjermani, duke u transferuar te Hannover 96, ekip që garon në Bundesliga 2.

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës është larguar nga Hamburger SV pas një viti qëndrimi, për t’iu bashkuar Hannoverit dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Sahiti, 27-vjeçar, iu bashkua Hamburgut në vitin 2024 pas aventurës te Hajduk Spliti. Me fanellën e HSV-së, ai regjistroi 26 paraqitje, duke realizuar tre gola dhe dy asistime.

Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kosovari ishte huazuar te Maccabi Tel Aviv. Pas rikthimit në Hamburg, Sahiti vendosi të kërkojë një skuadër të re.

Para transferimit në futbollin gjerman, ai kishte kaluar disa sezone te Hajduk Spliti, ku në 121 ndeshje shënoi 18 gola dhe kontribuoi me 16 asistime.

Tashmë, Sahiti do të jetë pjesë e Hannover 96, me synimin për të fituar një rol më të rëndësishëm dhe për të dhënë kontribut në sezonin e ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT