Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmeNë poligonin e qitjes në “Bondsteel”, ushtarët amerikanë kryejnë stërvitje

Në poligonin e qitjes në “Bondsteel”, ushtarët amerikanë kryejnë stërvitje

Ushtarët amerikanë në kuadër të misionit të KFOR-it kanë kryer një stërvitje të qitjes në poligonin e kampit “Bondsteel”.

Në një njoftim për media të këtij misioni thuhet se aktivitetet e tilla bëhen për të përforcuar bazat e qitjes, aftësinë në armë dhe gatishmërinë individuale.

Sipas njoftimit, aktivitetet e rregullta të trajnimit ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të mbeten të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në mbështetje të KFOR-it.

“Përmes aktiviteteve të tilla, personeli ruan një nivel të lartë gatishmërie dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT