Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare.
Në aktivitet morën pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues lokalë dhe qytetarë, të cilët nderuan kontributin e pjesëtarëve të njësisë diversante-vëzhguese të kësaj brigade, e cila vepronte nën komandën e komandantit Jetullah Qarri, i njohur me nofkën “Guri”.
Gjatë ceremonisë u theksua roli i kësaj brigade në zhvillimet e luftës dhe sakrifica e pjesëtarëve të saj për lirinë e vendit. Po ashtu, u vendosën lule pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Shaqir Tërshani, në shenjë respekti dhe nderimi.
Pjesëmarrësit vlerësuan se kujtimi i dëshmorëve mbetet detyrim moral dhe historik për brezat e ardhshëm, ndërsa aktivitete të tilla synojnë ruajtjen e kujtesës kolektive për sakrificat e bëra gjatë luftës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


