Fansat e Beyonce kanë nxjerrë në pah ndryshimin ekstrem të çmimit të biletave për koncertin e Beyonce.
Superfansat të cilët u kyçën paraprakisht në ueb-in ku shiten biletat vërejtën një ndryshim masiv në çmim.
Një fans i verifikuar gjatë para-shitjes së BeyHive ka paguar biletën 595 euro dhe tarifat prej 226 eurosh, me çmim total 1 mijë e 417 euro.
Kurse një klient i Verizon gjatë para-shitjes pagoi 398 euro për biletë 55 euro parking dhe tarifat 100 euro, shkruan DigitalMusic, transmeton Klankosova.tv


Por pse koncertet janë kaq të kushtueshme?
Eksperti i biletave Tim Chambers thotë se shpenzimet e turneut kanë shpërthyer gjatë dy viteve të fundit.
Kostoja e karburantit, akomodimit dhe vizave të punës janë rritur të gjitha. Ndërkaq, Beyonce gjithashtu punësoi 304 njerëz për turneun e saj të ardhshëm.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


