Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAtentat ndaj një shqiptari në Athinë, dy persona e qëllojnë teksa dilte...

Atentat ndaj një shqiptari në Athinë, dy persona e qëllojnë teksa dilte nga banesa

Një shtetas shqiptar, 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Athinë, në një sulm që dyshohet se ishte atentat i organizuar ndaj tij.

Ngjarja ndodhi pak para orës 05:00 në zonën Patissia, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino, raportojnë mediat greke.

Sipas të dhënave të para të hetimeve, dy persona që lëviznin me motoçikletë e qëlluan shqiptarin në momentin kur po dilte nga banesa e tij.

Ai pësoi plagë në këmbë dhe u dërgua për trajtim në spital. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti dhe sekuestroi në vendin e ngjarjes tri gëzhoja dhe një plumb, të cilat pritet të analizohen në kuadër të hetimeve.

Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë së Atikës po punon për identifikimin e autorëve dhe zbulimin e motiveve të sulmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT