Këshilli Prokurorial i Kosovës po e mban sot takimin e 302-të, në të cilin po shqyrtohen çështje që lidhen me funksionimin e sistemit prokurorial, punën e prokurorive dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve.
Në rendin e ditës janë raportimet vjetore për vitin 2025 të kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore në Prishtinë dhe Gjakovë.
Një tjetër pikë e rëndësishme është zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve. Kjo vjen pas dorëheqjes së Aleksandër Lumezit nga pozita e anëtarit të këtij komisioni, e cila u miratua në takimin paraprak të KPK-së.
Këshilli pritet ta shqyrtojë edhe shfuqizimin e vendimit KPK/Nr.538/2025, të datës 17 korrik 2025.
Në agjendë janë përfshirë edhe bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, KPK-së dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe çështja e ndalimit të veprimeve që bien ndesh me ligjin dhe cenojnë të drejtat e palëve në procedurë.
Takimi i 302-të i KPK-së është paraparë të nisë në orën 10:00, ndërsa vendimet e marra pritet të bëhen publike pas përfundimit të tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


