Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmeNdërron jetë në spital 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në Tiranë

Ndërron jetë në spital 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në Tiranë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari që ishte plagosur rëndë me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë.

I riu kishte disa ditë që po trajtohej në gjendje kritike, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

Ngjarja kishte ndodhur në zonën e Kthesës së Kamzës, në banesën e një 19-vjeçari. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i mituri dhe disa të rinj po shihnin një armë zjarri pa leje, e cila është shkrepur aksidentalisht, duke e plagosur rëndë 17-vjeçarin në kokë.

Fillimisht, të pranishmit kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë pranuar se ngjarja kishte ndodhur brenda banesës.

Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT