Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNdalohet shtetasja gjermane në Aeroportin e Prishtinës, ishte në kërkim për shpërdorim...

Ndalohet shtetasja gjermane në Aeroportin e Prishtinës, ishte në kërkim për shpërdorim pasurie

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetase të Gjermanisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ajo dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj”.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 23 shkurt të vitit 2026, derisa arrestimi i saj është bërë më 1 gusht të këtij viti.

“ANP. Adem Jashari  23.02.2026 – 11:20.  Me 01.08.2026 është ndaluar e kërkuara femër shtetas e Gjermanisë, e cila ishte në kërkim policor lidhur  me rastin ‘shpërdorim i pasurisë  së huaj’. E dyshuara  është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT