Emisioni Weekendi në Klan Kosova, vazhdon të sjell personazhe tejet pozitive për shikuesit e Klan Kosovës.
Këtë të diel, studion e mbushi me plot ëmbëlsi Gjylsimja, 5 vjeçarja e cila bashkë me babain e saj Agann, ia thotë këngës patriotike.
Ajo e hapi emisionin me këngën “Babi pse brengosesh” që këndohet nga Sinan Vllasaliu dhe vajza e tij Edona.
Agani thotë se talentin e vajzës së tij Gjylsimes e vërejti që nga mosha 3 vjeç e gjysmë.
“Prej aty ka filluar krejt natyrshëm. Ka filluar t’i mësojë këngët, tekstet dhe e kemi parë që ka vesh muzikor”, deklaroi ai në Klan Kosova.


