Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeLajme“Ndalja e shtesave për fëmijë” – Bajrami e LDK-së shpërndan lajmin e...

“Ndalja e shtesave për fëmijë” – Bajrami e LDK-së shpërndan lajmin e rremë: Jeni të mjerë

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar për një lajm, kinse ajo ka deklaruar se nëse partia e saj vjen në pushtet, do të ndalohen shtesat për fëmijë.

Ajo ka shpërndarë edhe fotografinë e profilit në rrjete sociale, që sipas saj, ka përmbajtje të rreme.

“Stop propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo deklaratë është e rreme dhe e fabrikuar. Asnjëherë nuk kam thënë se shtesat për fëmijë duhet të ndalen. Me LDK-në në qeverisje, mbështetja për familjet dhe fëmijët nuk do të përdorën si kërcnim gjatë fushatave zgjedhore. Shtesat do të rregullohen me ligj, do të jenë të garantuara dhe të qëndrueshme.”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka thënë se pas gjashtë vjetësh qeverisje, partia në pushtet po mundohet të dëmtojë kundërsharët politik me të pavërteta.

“Me vjen keq që 6 vjet s’keni asnjë rezultat, po mundoheni me demtu oponentët politikë me shpifje. Jeni të mjerë”, ka shkruar Bajrami. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT