Është ndarë nga jeta Fadil Gashi, humoristi i njohur i programit “Ue Ue Show”, i cili shfaqej kryesisht në internet.
Njoftimi për vdekjen e tij është dhënë në faqen e grupit të humoristëve në “Facebook”.
“Nga kjo treshe prej sot kemi mbetur vetëm dy. Fadili ka ndërruar jetë, e ne si besimtar nuk na mbetet të themi tjetër vetëm se ajetet e të Madhit Allah për të cilat na tregoi Pejgamberi a.s: Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


