Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeNata e dhjetë e protestave në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të...

Nata e dhjetë e protestave në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së – sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të premten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e organizuar nën moton “Jo në emrin tim”, në kundërshtim me dënimin e shqiptuar ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Protesta e sotme shënon ditën e dhjetë të tubimeve të organizuara kundër vendimit për dënimin me gjithsej 81 vjet burgim të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mes protestuesve, sonte është parë edhe Fatmir Limaj.

Gjatë ditës së sotme protesta janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera të Kosovës, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT