Natës së dhjetë të protestave në Prishtinë i është bashkuar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka marrë pjesë në protestën e sontme “Jo në emrin tim”.
Limaj ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka nxitur, sipas tij, një ndjenjë krenarie te qytetarët e Kosovës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në çlirimin e vendit.
Ai tha se pas vendimit të gjykatës është dëshmuar ajo që, sipas tij, është ditur gjithmonë, se UÇK-ja përfaqëson identitetin e kombit dhe të lirisë së Kosovës.
“Besoj që kjo situatë e rëndë pas vendimit të Gjykatës në Hagë ka çuar atë që ne e kemi ditur gjithmonë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është identitet i këtij kombi, i lirisë dhe siç kemi thënë ndërdijen e popullit të Kosovës e posaçërisht djemve e vajzave për të çliruar këto ditë kanë nxjerrë në pah që ndihen krenarë për baballarët e tyre. Ai produkt është vetë liria, shteti e krejt aio qe sot e gëzoni”, tha ai.
Limaj theksoi se aktgjykimi, sipas tij, nuk duhet të shihet vetëm në raport me individët që po gjykohen, por si pjesë e një përpjekjeje për të ndryshuar interpretimin e historisë së Kosovës.
“Ndihem mirë që njerëzit e kanë kuptuar që ky aktgjykim nuk ka të bëjë me individin se ky aktgjykim ka një objektiv për të shlyer një histori e për të rishkruar një histori. Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejon që t’i rishkruhet historia”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


