Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeNagavci s’komenton shkeljet kushtetuese, fton opozitën për seancën e nesërme

Nagavci s’komenton shkeljet kushtetuese, fton opozitën për seancën e nesërme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, sërish ka ftuar partitë opozitare që të marrin pjesë në seancën e nesërme për zgjedhjen e presidentit.

Pasi ka përfunduar sonte pa rezultat seancë e parë e jashtëzakonshme, ajo ka refuzuar të komentojë problemet kushtetuese lidhur me mbajtjen e seancës për votimin e presidentit pa pasur kuorum.

“Nuk ka asnjë hezitim me personalitetin dhe figurën e Feride Rushiti. I ftoj nesër të bëhen pjesë e seancës. Kemi pasur kuorum për të filluar seancën…”, ka thënë ajo.

Vazhdimi i seancës, sipas saj, do të mbahet nesër në ora 10:00. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT