Një grup maturantësh nga Zadari i Kroacisë kanë emocionuar opinionin publik pasi i dhuruan një veturë arsimtares së tyre si shenjë falënderimi dhe respekti për përkushtimin ndaj tyre.
Videoja e momentit kur vetura arrin para shkollës dhe nxënësit i bërtasin “Surprizë!” është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa arsimtarja shpërtheu në emocione teksa përqafohej nga nxënësit e saj.
Mësimdhënësja tregoi se prej vitesh lëvizte në këmbë për të mbajtur mësim në disa shkolla, pasi nuk kishte mundësi të blinte një makinë. Ajo tha se nxënësit kishin kuptuar vështirësitë e saj dhe kishin organizuar gjithçka në fshehtësi për një kohë të gjatë.
Arsimtarja rrëfeu gjithashtu se është nënë beqare dhe se më parë kishte kaluar një betejë me kancerin e gjirit, duke e bërë edhe më prekës gjestin e maturantëve.
Videoja ka marrë mijëra reagime pozitive, me shumë komentues që e kanë cilësuar si një nga surprizat më emocionuese për një mësimdhënëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


