Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizMustafa për Kurtin: Paniku i thellë e detyron ta ulë nivelin e...

Mustafa për Kurtin: Paniku i thellë e detyron ta ulë nivelin e gjuhës

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ulë nivelin e gjuhës për shkak të panikut të thellë.

Sipas tij, Kurti e ka të ditur tashmë se qytetarët janë dëshpëruar nga ai, e fitorja i takon LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetari i VV-së do të bënte mirë që t’i njoftonte qytetarët e Kosovës nëse ka punuar diçka për katër vjetët e kaluara dhe të shpalos një program për katër vjetët e ardhshme”.

“Në pamundësi për të treguar diçka që ka punuar, sepse nuk ka punuar asgjë, as ai, as qeveria e tij për katër vjet, e nga ana tjetër s’po kanë as çka tregojnë se çka do të punojnë gjatë katër vjetëve të ardhshme sepse janë njoftuar me dëshpërimin e thellë të qytetarëve të Kosovës për ta, ka vendosur që në pamundësi që të tregoj se çka ka punuar, ka vendosur që të ulë nivelin e gjuhës duke thumbuar partitë, e në veçanërisht Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Mustafa.

“Paniku i thellë e detyron atë ta ulë nivelin e gjuhës, duke përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT