Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeMustafa: Kurti nuk po do zgjidhje për president me LDK-në

Mustafa: Kurti nuk po do zgjidhje për president me LDK-në

Deputeti Besian Mustafa ka reaguar pas takimit të kreut të LDK-së, Lumir Abidixhikut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Mutafës, shefi i qeverisë nuk dëshiron të gjejë zgjidhje për president bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Albini sapo përsëriti “80-81 vota për President nuk është caku ynë”. Pra, NUK po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në”, shkruan deputeti.

Mustafa përfundoi postimin duke shkruar: “Veç mos thuani pastaj LDK po na çon në zgjedhje”.

Ndryshe, takimi Kurti-Abdixhiku përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Kryeministri: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojnë

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT