Ekonomisti Bashkim Mustafa në Info Magazine në Klan Kosova, tha se ndarja e 100 eurove nga shteti për qytetarët, në prag të zgjedhjeve, është një demantim i vetes së saj.
Kjo pasi, sipas tij, gjatë gjithë kohës sa ka qeverisur LVV-ja në krye me Albin Kurtin, është proklamuar se Kosova “është duke lulëzuar”.
“Qeveria e demantoi veten në fund të mandatit duke deklaruar që po japin pako ekonomike sociale për mbështetjen e familjeve të cilët janë të prekura nga kriza ekonomike sociale. Dmth, me plasimin e kësaj pakoje, ata po e demantojnë vetveten pasi që për gjashtë vite me radhë kanë thënë që Kosova është duke lulëzuar, qytetarët e këtij vendi nuk kanë nevojë për mbështetje, ekonomia e Kosovës është duke u rritur, nuk ka varfëri, është ulur papunësia. Dmth, të gjitha ato politika, atë propagandë, që e kanë përdorur në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, e demantuan vetveten me këtë pako që tha se po e japim për gjendjen e renduar ekonomike sociale, për kategoritë që janë në gjendje ekstremisht keq”, ka thënë Mustafa.
Ai shtoi se me këtë është hedhur poshtë çdo propagandë e viteve të fundit për gjendjen e mirë ekonomike të vendit.
Mustafa tha se të gjitha raportet ndërkombëtare dhe ato vendore, vazhdimisht viteve të fundit e kanë dhënë një trajektore që e kanë pasqyruar një gjendje reale, se “ekonomia e Kosovës nuk është në gjendje të mirë”.
“Politikat ekonomike sociale nuk çojnë në zhvillim”, potencoi. /Klankosova.tv
Ndiqeni bisedën me Bashkim Mustafën:


