Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë sot homazhe në nderim të 45 martirëve të Masakrës së Reçakut, në 26 vjetorin e saj.
Musliu-Shoshi tha se Masakra e Reçakut sot kujtohet me dhimbje dhe krenari.
“Një plagë e thellë në historinë tonë, që kurrë nuk do të shërohet”, tha ajo.
“Gjaku i tyre u bë thirrje për liri, zë i fuqishëm kundër padrejtësisë dhe gurthemel i shtetësisë sonë. Lavdi e përjetshme për 45 martirët e Reçakut!”, theksoi kandidatja për deputete e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


