Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeMusliu e bindur: PDK do të dalë e para në zgjedhje

Musliu e bindur: PDK do të dalë e para në zgjedhje

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen së shpejti pas shpërndarjes së Kuvendit.

Në “Kosova today” në Klan Kosova, ajo tha se ky subjekt politik meriton kthimin në pushtet për ta çuar Kosovën në drejtimin e duhur, raporton Klankosova.tv.

“PDK kësaj radhe do të dalë e para, aktiviteti i PDK-së është i dëshmuar. PDK meriton kthimin në pushtet jo për të qenë PDK por për ta drejtuar Kosovën në drejtimin e duhur, sepse fatkeqësisht prejse ne nuk jemi në pushtet Kosova nuk ka parë më ditë të bardha, ka mbetur aty ku e kemi lënë”, deklaroi Musliu.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT