Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeMunguan masat e sigurisë në punë, ndalen punimet në objektin ndërtimor në...

Munguan masat e sigurisë në punë, ndalen punimet në objektin ndërtimor në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Qendror të Punës, gjatë kontrollit në objekt janë evidentuar mangësi në masat e sigurisë, për çka është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT