Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pasi dyshohet se ka rënë nga një rimorkio derisa ishte duke punuar në fshatin Ngucat të Malishevës.
Rasti ka ndodhur të martën, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 17:20 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, se një person ishte dërguar atje pa shenja jete.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore”, ka deklaruar Krasniqi për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


