Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajme25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka shprehur solidaritetin me popullin amerikan në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, duke nderuar viktimat dhe pjesëtarët e ekipeve të para të shpëtimit.

“25 vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Kosova qëndron në solidaritet me popullin amerikan, duke nderuar jetët e humbura dhe guximin e pjesëtarëve të ekipeve të para të shpëtimit”, thuhet në një postim të Ambasadës së Kosovës në SHBA në X.

Në postimin e saj, Ambasada ka theksuar gjithashtu lidhjet e qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke rikonfirmuar miqësinë dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT