Trajneri portugez Jose Mourinho ka konfirmuar se ka marrë një ofertë për vazhdimin e kontratës nga Benfica, por ka vendosur ta shtyjë vendimin e tij për momentin.
Sipas deklaratës së tij, klubi portugez i ka dërguar propozimin për rinovim gjatë javës, mirëpo Mourinho është shprehur se “jo tani”, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të tjera në të ardhmen e afërt.
“Benfica më dërgoi një propozim për kontratë të re të mërkurën. Por unë thashë: jo tani. Java e ardhshme është e rëndësishme për të ardhmen time”, u shpreh ai.
Ky zhvillim ka rritur spekulimet për një rikthim të mundshëm të Mourinhos te Real Madridi, një klub ku ai ka lënë gjurmë të rëndësishme gjatë karrierës së tij si trajner.
Mourinho nuk arriti të fitojë trofe gjatë këtij qëndrimi te Benfica, duke u eliminuar nga garat kryesore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


