Sunday, May 24, 2026
spot_img
HomeLajmeMourinho përgatit “spastrimin” te Real Madridi, në listë edhe Vinicius Jr

Mourinho përgatit “spastrimin” te Real Madridi, në listë edhe Vinicius Jr

Jose Mourinho raportohet se është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha te Real Madrid nëse rikthehet në stolin e klubit madrilen për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave spanjolle dhe portugeze, trajneri portugez ka diskutuar me presidentin Florentino Perez për një projekt të ri, i cili përfshin largimin e deri në dhjetë lojtarëve nga skuadra aktuale.

Në listën e emrave që mund të largohen përfshihen Andriy Lunin, Fran Garcia, Ferland Mendy, Dani Ceballos dhe Eduardo Camavinga.

Megjithatë, emri që ka shkaktuar më së shumti reagime është ai i Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian, pavarësisht statistikave pozitive këtë sezon, po lidhet me një largim të mundshëm për shkak të ngecjes së negociatave për rinovimin e kontratës.

Në mesin e lojtarëve që mund të largohen përmendet edhe Federico Valverde, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e rindërtimit të skuadrës për epokën e re nën drejtimin e Mourinhos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT