Trajneri portugez José Mourinho ka hedhur poshtë spekulimet për një rikthim të mundshëm në stolin e Real Madrid, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë komunikim nga klubi spanjoll.
Në një konferencë për media, Mourinho u shpreh prerë se zërat që e lidhin me “Los Blancos” nuk kanë bazë.
“Jo, askush nga Real Madridi nuk ka folur me mua, mund ta garantoj këtë”, tha ai, duke mbyllur çdo diskutim rreth kësaj teme.
Portugezi aktualisht është në krye të Benfica, të cilën e mori drejtimin në vitin 2025, dhe theksoi se është i fokusuar në kontratën e tij që ka ende kohëzgjatje.
Ndërkohë, në Real Madrid situata mbetet e tensionuar pas rezultateve të fundit zhgënjyese, çka ka shtuar presionin mbi drejtimin teknik dhe ka nxitur diskutime për ndryshime të mundshme në pankinë.
Pavarësisht deklaratave të Mourinhos, mediat sportive vazhdojnë të përmendin emra të njohur si kandidatë potencialë për stolin madrilen, duke mbajtur gjallë debatet për të ardhmen e klubit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


