Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku i tregon ambasadorit norvegjez qëndrimin e LDK-së për krizën në Kuvend

Abdixhiku i tregon ambasadorit norvegjez qëndrimin e LDK-së për krizën në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka diskutuar sot me ambasadorin jorezident të Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjornstad, për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Në takimin mes tyre, vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve të fundit politike dhe seancës së sotme konstituive, ndërsa Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për qëndrimin e LDK-së për situatën aktuale.

Sipas LDK-së, Abdixhiku ka shpjeguar pozicionin e partisë dhe parimet mbi të cilat ajo po e ndërton qëndrimin e saj, duke theksuar se ato, sipas tij, janë në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve.

Në takim është diskutuar edhe nevoja për tejkalimin e ngërçit politik dhe krijimin e kushteve që institucionet e Kosovës të mund të funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme.

Abdixhiku ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT