Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeShowbizMotori përplas një 85-vjeçar në Fier

Motori përplas një 85-vjeçar në Fier

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Boçovë në Fier.

Një motor ka përplasur një person të moshës 85-vjeçare, i cili si pasojë ka marrë lëndime trupore, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit, i cili është 37-vjeçar

Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku janë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë në zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT