Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeShowbizMoti në Shqipëri, vranët dhe me shi

Moti në Shqipëri, vranët dhe me shi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi , ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT