Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMjeku Ilir Alimehmeti: Lija e majmunëve nuk përbën alarm për Kosovën (VIDEO)

Mjeku Ilir Alimehmeti: Lija e majmunëve nuk përbën alarm për Kosovën (VIDEO)

Pas konfirmimit të rastit të parë të lisë së majmunëve në Kosovë, mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë sqarime mbi natyrën e këtij virusi dhe rreziqet që mund të paraqesë.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Alimehmeti tha se lija e majmunëve është më e përhapur në zonat e Afrikës dhe zakonisht infekton udhëtarët.

“Ky nuk është një virus që kalon lehtë nga njeriu tek njeriu. Në Evropë nuk ka pasur ndonjë vdekje nga lija e majmunëve, dhe nuk duket se do të jetë një alarm për Evropën, Kosovën apo Shqipërinë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Alimehmeti theksoi se virusi i lisë së majmunëve i përket së njëjtës familje si lia e ujit, e cila është zhdukur falë vaksinimit masiv.

“Vaksina kundër lisë së ujit, që shumë prej nesh e kemi marrë, ndihmon edhe në mbrojtjen ndaj lisë së majmunëve”, u shprehu mjeku.

Ai përmendi se ekzistojnë vaksina specifike për këtë sëmundje, të cilat rekomandohen për njerëzit që udhëtojnë në zona me rrezik të lartë ose që kanë kontakt me të infektuarit, njofton Klankosova.tv.

“Normalisht, duhet pasur kujdes, por nuk besoj se do të ketë pasoja të mëdha”.

Do të ishte një situatë krejt ndryshe nëse rasti do të ishte një person pa histori udhëtimi”, shtoi Dr. Alimehmeti.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT