Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajme"Mizat" e Albin Kurtit, kush kë po e mbytë? (VIDEO)

“Mizat” e Albin Kurtit, kush kë po e mbytë? (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk po i kopjon vetëm humoristët ndërkombëtarë, por edhe ata vendorë, stupcat.

Por me 9 shkurt, do të shihet nëse koalicioni opiztar sipas Kurtit do të mbes mes shuplakave të Kurtit apo kjo do të jetë një bomerang për vetë kyreministrin.

Qendrimi në pushtet për një mandat të plotë duket se e ka elektrizuar  qëndrimin e Kurtit përball elektoratit.

Kjo javë e parë e fushatës është karakterizuar me mimika e sjellje te quditshme të tij.

Ajo që e vecon Kurtin në gjithë karrierën e tij politike është sulmi ndaj të tjerëve, kushdo që mendon ndryshe nga ai.

Dhe kjo i magjepste bashkëpartiakët e tij, derisa buzëqeshja u shkonte “veshëm vesh”.

4 vjet pas mandatit,  Kurti kërkon fajtorët për premtimet e papërmbushura të tij.

Pikërisht miza si insekt, i cili shtypet  dhe mbytet lehtësisht e përdor për t’i sulmuar dy partitë më të mëdha opozitare në vend, duke u vënë edhe akronime denigruese.

Nga mbytja e mizave në Pejë, Kurti hap zemrën e tij në Mitrovicë duke i folur ashtu sic dinë të flasin poulistët që janë të prirur për ta nxitur masat.

Sic kundërshtarët politikë i ka “krip në sy”, të cilët i akuzon për të gjitha dështimet e tyre, përdor batutat e tij si specialitet, për t’i etiketuar si hajdutë.

Laringu sic dukej i digjej e zëri i shterrej nga bërtimat, por asnjëra prej tyre nuk i pengonte për të vazhduar me “kunjat” ndaj kundërtashërve politikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT