Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeMiratohet shqyrtimi i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Miratohet shqyrtimi i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër dhe një votë abstenuese.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë Projektligj e quajti si më të rëndësishmin dhe më thelbësorin në shëndetësi, njofton Klankosova.tv.

“Ky Projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tanimë është i pakthyeshëm, dhe si të tillë jemi duke e nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësorë i Kosovës”, tha Vitia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT