Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeKlodi e Elijona bashkë në Supernova? (VIDEO)

Klodi e Elijona bashkë në Supernova? (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi, ka zbuluar se aplikuesit e Supernovës kanë qenë tepër kureshtarë për të ditur nëse aty do të jenë Klodi dhe Elijona.

Ai zbuloi se dje kanë qenë audicionet e para të edicionit të dytë të këtij programi.

“Më lejoni me ju informu që dje kanë qenë audicionet e para të Supernovës këtu në objektet fantastike dhe të një studioje fantastike të re të Supernovës”, tha Rexhepi.

“Ka pasë jashtëzakonisht shumë personazhe, ka pas shumë djem edhe çika, sepse për herë të parë pra edicioni i dytë i Supernovës vjen edhe me djem edhe me çika”.

“Po e di çfarë ka pyetja e shumicës? Ku janë Klodi dhe Elijona? Po më duket që një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në këtë garë kanë ardhur dhe për me i taku dhe me marrë këshilla dhe rekomandime ndoshta edhe prej dyshes”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT