Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeMINTI kërkon nga operatorët që të prezantohen qartë specifikat e produkteve të...

MINTI kërkon nga operatorët që të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka kërkuar nga operatorët ekonomikë që merren me produkte të qumështit që, bazuar në ligj, të paraqesin qartë specifikat e produkteve në treg.

Sipas MINTI-t, deklaracioni i produktit në gjuhën zyrtare, i vendosur në paketim, duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm, duke përfshirë specifikat si: me bazë shtazore (100%), me bazë bimore dhe me bazë të qumështit pluhur.

Po ashtu, u është kërkuar subjekteve që merren me shitje me pakicë që të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive përkatëse.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese. Në rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi”, ka njoftuar MINTI.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT