Raportohet se Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, sipas Euronews Albania se ditën e sotme Ministria ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, lidhur me deklaratat e tij publike gjatë periudhës së fundit.
Në takim nuk ka marrë pjesë ambasadori, por zëvendësambasadori i Shqipërisë.
“I është dorëzuar një demarsh verbal lidhur me deklaratat e papërshtatshme publike të ambasadorit gjatë periudhës së fundit, të cilat lëvizin afer kufirin mes komunikimit të zakonshëm dhe legjitim diplomatik dhe ndërhyrjes së mundshme në punët e brendshme të vendit të akreditimit”, thanë burime nga MPJ-së.
Takimi ka ardhar deklaratave publike të ambasadorit shqiptar, në mbrojtje të studentëve shqiptarë që kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip, qe janë cilësuar si përzierje në punët e brendshme të shtetit.
Ndërkohë pala shqiptare ka shprehur në takim shqetësimin për trajtimin e papërshtatshëm të rreth 40 studentëve shqiptarë që ishin në autobusin që u nis nga Tirana për të marrë pjesë në protestën në e studentëve shqiptarë në Shkup.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


