Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeMastantuono shkruan historinë, thyen rekordin e Messit për het-trikun më të ri

Mastantuono shkruan historinë, thyen rekordin e Messit për het-trikun më të ri

Franco Mastantuono ka hyrë në historinë e futbollit argjentinas, pasi është bërë lojtari më i ri nga ky shtet që shënon het-trik në pesë ligat kryesore të Evropës.

18-vjeçari, i huazuar nga Real Madridi te Fiorentina, ishte protagonist në fitoren 4-2 ndaj Venezias, duke shënuar të tre golat e tij në këtë ndeshje.

Mastantuono realizoi dy golat e parë brenda vetëm 90 sekondash rreth minutës së 30-të, ndërsa het-trikun e kompletoi në fund të takimit, duke i siguruar Fiorentinës pikët e para të sezonit.

Me 18 vjeç e 28 ditë, argjentinasi ka thyer rekordin e Lionel Messit, i cili kishte realizuar het-trikun e parë në La Liga me Barcelonën në mars të vitit 2007, kur ishte 19 vjeç e 259 ditë.

Mastantuono është bërë gjithashtu lojtari më i ri në histori që shënon het-trik për Fiorentinën.

“Për mua është një nder të hyj në historinë e një klubi kaq prestigjioz. Ishte e rëndësishme të merrnim një rezultat sot dhe luajtëm një ndeshje të madhe. Jam i lumtur për fitoren, përveç golave”, ka deklaruar Mastantuono.

Pas këtij rekordi, ai kryeson listën e argjentinasve më të rinj që kanë shënuar het-trik në pesë ligat kryesore evropiane, duke lënë pas Messin, Mauro Icardin, Antonio Angelillon dhe Gonzalo Higuainin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT