Emisari amerikan Richard Grenell ka deklaruar se më 16 shtator Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktgjykimin në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një reagim të tij, Grenell ka pretenduar se Thaçi ishte arrestuar nga Jack Smith në kohën kur po udhëtonte drejt Washingtonit, ku, sipas tij, pritej të zhvillonte negociatat përfundimtare me presidentin amerikan Donald Trump për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell ka kritikuar ish-prokurorin amerikan Jack Smith, duke thënë se çështjet e tij në SHBA kanë dështuar dhe se rasti ndaj Thaçit është i fundit që i ka mbetur në Evropë.
Ai gjithashtu ka theksuar se, sipas tij, ekziston mbështetje dypartiake në SHBA për Thaçin, duke përmendur edhe dëshmitarë amerikanë që kanë dëshmuar në Hagë.
“Tani gjithçka varet nga Gjykata e Hagës më 16 shtator”, ka shkruar Grenell, duke bërë thirrje që publiku të qëndrojë i informuar për vendimin që pritet të shpallet.
September 16 is The Hague Court’s announcement on the verdict in Jack Smith’s case against former Kosovo President Hashim Thaci.
Thaci has been in prison for 6 years! – ever since Jack Smith arrested the sitting President of Kosovo on his way to Washington, DC to meet with me for final negotiations with President Trump for the Oval Office agreement to normalize economic relations between Kosovo and Serbia.
Jack Smith’s cases in America have all fallen apart. This case in Europe is the last one he has. Even Democrats from America testified at The Hague on behalf of Thaci saying under oath that Jack Smith’s claims were wildly false.
So there’s bipartisan American support for Thaci…and against Jack Smith.
It’s now up to The Hague September 16. Stay tuned…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 12, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


