Massimiliano Allegri nuk është më trajner i Milanit, ndërsa Igli Tare nuk është drejtor sportiv i klubit kuqezi.
Milani të hënën vendosi të ndahet me drejtuesit sportivë për shkak të mungesës së suksesit.
Klubi i madh italian mbeti jashtë kualifikimit në Champions për edicionin e ardhshëm. Do të luajë në Ligën e Evropës, por që nuk është sukses i mjaftueshëm.
Kthimi në Champions ishte synimi i madh i pronarëve të Milanit.
Janë shkarkuar edhe shefi ekzekutiv, Giorgio Furlani dhe drejtori teknik Geoffrey Moncada.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


